Si të dalloni materialet me provën e djegies

Në treg shpesh shiten copa që prezantohen si materiale natyrale ose luksoze, por realiteti është ndryshe. Shumë herë kemi të bëjmë me përzierje ose imitime. Një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për t’i dalluar është prova e djegies. Duke djegur një copë të vogël nga materiali, mund të kuptoni nëse është natyral, gjysmë natyral apo sintetik.


Materialet natyrale

  • Mendafshi 100%
    Digjet ngadalë, me aromë si flokë të djegur. Hiri është shumë i imët, gri i hapur, shpërndahet si pluhur.

  • Leshi
    Ngjashëm aromen e flokeve si mendafshi, por hiri mbetet pak më kompakt. Ngjyra e hirit është gri e hapur në kafe të butë.

  • Pambuku
    Digjet si letër, me aromë druri ose letrash të djegura. Hiri mbetet më i trashë dhe më i errët, gri-kafe.

  • Lino
    Shumë i ngjashëm me pambukun, por digjet më shpejt. Hiri është pak më i fortë dhe më gri i errët.


Materialet gjysmë sintetike (nga celuloza e përpunuar)

  • Viskoza
    Digjet shpejt, me aromë letre. Hiri është i bardhë në gri shumë të hapur, duket si blozë e bardhë.

  • Acetat
    Digjet edhe më shpejt, shpesh duke u shkrirë pjesërisht. Hi i mbetur është i bardhë, i hollë.


Materialet sintetike

  • Poliesteri
    Shkrin dhe digjet me erë plastike. Nuk jep hi të vërtetë, por mbetje të forta të zeza ose kafe shumë të errët, në formë kokrrizash.

  • Nailoni
    Shkrin dhe digjet, me erë të fortë kimike. Mbetjet janë të ngurta, të zeza me shkëlqim.

  • Akriliku
    Digjet shumë shpejt, me erë të fortë kimike. Lë topa të forta në të zeza-kafe.


Miksimet më të zakonshme

  • Mendafsh + Viskozë
    Shkëlqen si mendafsh, por digjet më shpejt. Aroma është e përzier (flokë + letër). Hiri mbetet më i bardhë, si blozë e hapur.

  • Mendafsh + Pambuk (Blended Yarn)
    Fija eshte e perzier që në fillim, duke dhënë një pëlhurë homogjene. Djegia jep aromë që është një miks mes flokëve dhe letrës së djegur. Hiri mbetet më i trashë dhe më pak i imët ne ngjyre gri ne te kafet.
  • Mendafsh + Pambuk (Union Fabric)


    Një drejtim i fijes eshte mendafsh (hi gri i hapur), tjetri si pambuk (hi gri-kafe). Rezultati eshte që aroma vjen e përzier dhe hiri më i trashë.

  • Leshi + Akrylik
    Aroma flokësh, por shfaqen top te vegjël plastike të zeza.

  • Pambuk + Poliester
    Djegia jep aromë të përzier letër + plastikë. Hiri gri-kafe nga pambuku, por edhe kokrriza të zeza nga poliesteri.

  • Pambuk + Lino
    Djegia është si letër, hiri më gri i errët, më i ngjeshur se pambuku i pastër.

  • Pambuk + Najlon
    Djegia jep aromë të përzier letër + kimike të fortë. Hiri gri-kafe nga pambuku, por mbeten edhe mbetje të ngurta të zeza me shkëlqim nga najloni.

Përfundimi

Prova e djegies është një mjet i thjeshtë për të zbuluar nëse një copë është 100% natyrale apo përzierje.

Tek DIMAL gjeni materiale të përzgjedhura me kujdes dhe me cilësi të padiskutueshme për ata që vlerësojnë finesën e vërtetë.