
Në treg shpesh shiten copa që prezantohen si materiale natyrale ose luksoze, por realiteti është ndryshe. Shumë herë kemi të bëjmë me përzierje ose imitime. Një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për t’i dalluar është prova e djegies. Duke djegur një copë të vogël nga materiali, mund të kuptoni nëse është natyral, gjysmë natyral apo sintetik.
Materialet natyrale

Mendafshi 100%
Digjet ngadalë, me aromë si flokë të djegur. Hiri është shumë i imët, gri i hapur, shpërndahet si pluhur.Leshi
Ngjashëm aromen e flokeve si mendafshi, por hiri mbetet pak më kompakt. Ngjyra e hirit është gri e hapur në kafe të butë.Pambuku
Digjet si letër, me aromë druri ose letrash të djegura. Hiri mbetet më i trashë dhe më i errët, gri-kafe.Lino
Shumë i ngjashëm me pambukun, por digjet më shpejt. Hiri është pak më i fortë dhe më gri i errët.
Materialet gjysmë sintetike (nga celuloza e përpunuar)

Viskoza
Digjet shpejt, me aromë letre. Hiri është i bardhë në gri shumë të hapur, duket si blozë e bardhë.Acetat
Digjet edhe më shpejt, shpesh duke u shkrirë pjesërisht. Hi i mbetur është i bardhë, i hollë.
Materialet sintetike

Poliesteri
Shkrin dhe digjet me erë plastike. Nuk jep hi të vërtetë, por mbetje të forta të zeza ose kafe shumë të errët, në formë kokrrizash.Nailoni
Shkrin dhe digjet, me erë të fortë kimike. Mbetjet janë të ngurta, të zeza me shkëlqim.Akriliku
Digjet shumë shpejt, me erë të fortë kimike. Lë topa të forta në të zeza-kafe.
Miksimet më të zakonshme

Mendafsh + Viskozë
Shkëlqen si mendafsh, por digjet më shpejt. Aroma është e përzier (flokë + letër). Hiri mbetet më i bardhë, si blozë e hapur.- Mendafsh + Pambuk (Blended Yarn)
Fija eshte e perzier që në fillim, duke dhënë një pëlhurë homogjene. Djegia jep aromë që është një miks mes flokëve dhe letrës së djegur. Hiri mbetet më i trashë dhe më pak i imët ne ngjyre gri ne te kafet. Mendafsh + Pambuk (Union Fabric)

Një drejtim i fijes eshte mendafsh (hi gri i hapur), tjetri si pambuk (hi gri-kafe). Rezultati eshte që aroma vjen e përzier dhe hiri më i trashë.Leshi + Akrylik
Aroma flokësh, por shfaqen top te vegjël plastike të zeza.Pambuk + Poliester
Djegia jep aromë të përzier letër + plastikë. Hiri gri-kafe nga pambuku, por edhe kokrriza të zeza nga poliesteri.Pambuk + Lino
Djegia është si letër, hiri më gri i errët, më i ngjeshur se pambuku i pastër.- Pambuk + Najlon
Djegia jep aromë të përzier letër + kimike të fortë. Hiri gri-kafe nga pambuku, por mbeten edhe mbetje të ngurta të zeza me shkëlqim nga najloni.
Përfundimi
Prova e djegies është një mjet i thjeshtë për të zbuluar nëse një copë është 100% natyrale apo përzierje.
Tek DIMAL gjeni materiale të përzgjedhura me kujdes dhe me cilësi të padiskutueshme për ata që vlerësojnë finesën e vërtetë.
