Permes mendafshit te shumellojshem Dimal ka krijuar “fytyren” e tij te vertete

Ne mes te reflektimit te dritave, shkelqimit dhe tingujve magjike,ne skena festivalesh dhe pista vallezimi, ne qender te Dancit te Yjeve, vjen e lehte feshferima e mendafshit te holle, rrezellimi i gureve farfurites, kombinimi i ngjyrave, dizenjove, nuancave, duke u shkrire te tera ne nje te vetme, ne nje harmoni te mrekullueshme, qe te ngjall vec kenaqesi. Talenti krijues, dora mjeshterore, di te zgjedhe cdo element ne morine e atyre elementeve qe realizojne me te miren, me te bukuren, me te dashuren per publikun artdashes. Nje zgjedhje e tille profesionale ka vecuar tashme nje firme te re te regtimit te tekstileve te zgjedhura e cilesore ne Tirane.
Nuk ka me shume se nje vit e gjysme ne treg dhe….DIMAL eshte bere motiv i shijeve te holla te stilisteve te talentuara, e po ashtu i femrave qe e duan te bukuren, eleganten, te zgjedhuren.
“DIMAL”, emertimi i nje lloj veshje me prejardhje romake ne trevat ilire, do te ishte nje emer i zgjedhur ne pune e siper, ne oret e zgjatura te ngritjes se biznesit dhe dyq nit te ri. Perpjekjet e para, kontaktet, kerkimet per te zgjedhur cilesine, thurjen perfekte, llojshmerine, bukurine, do te ishin te ethshme, te diskutueshme, te vrullshme, por edhe te menduara mire. Pjese, pjese dicka po merrte forme. Tekstili i zgjedhur po zinte vendin e vet. Prezantimi me dinjitet, me kulture e thjeshtesi, me profesionalizem dhe besueshmeri po ju hapte klienteve nje dere te re, per zgjedhje te reja te thurjeve, ngjyrave dhe dizenjove te modes se sotme. Tashme DIMAL eshte prezantuar ne treg, eshte “ngjitur” ne skenat plot drite me farfurine e mendafsheve origjinale, te kuruar me mjeshteri nga stiliste profesioniste. Mendafshi i “paster”, i zgjedhur dhe i tregtuar nga DIMAL eshte bere si nje simbolike e tij e zakonshme. Ne thurjet e holla e te lehta te shifoneve marramendes, ne endjet klasike apo plotesine e tij, mendafshi special mbetet gjithnje i tille, mbetet gjithnje mendafsh, i bute, i lehte, i dashur ne prekje e ne veshje. Ai prezantohet me ngjyra te shumta, te qeshura, te lehta, t e ndezura, te dizenjuara, por ne cdo rast te harmonizuara si nje muzike e embel nen nje fllad natyror.
Kjo sepse, aty do te gjenden ne cdo rast mendafshe natyrale te holle apo gjysme transparent, me larmine e ngjyrave dhe luleve te dizenjuara, me metrazh te plote apo ne forme te konturuar, (tabake) te pershtatshme vetem per nje fustan, etj. Larmia e thurjeve te mendafshit gjen vend edhe ne mendafshet e plota, disi te “renda”, qe derdhen me zhdervjelltesi, duke shfaqur elegancen e rafinuar femerore. Nje tjeter bukuri spikat gjithashtu, ne mendafshin e perzier me fije te pambukta, qe i japin nje stil te vecante si vete mendafshit, ashtu edhe fillit te holle te pambukut te zgjedhur. Duke ecur me tej ne kete “lundrim” te kendshem ne DIMAL, nuk mund te mos ndalemi tek tekstili klasik fijeholle i kadifenjte , i permendur shpesh ne moden klasike si “velur” apo “velvet”. Butesia dhe ndricimi i tij, te nderthurur se bashku, dinjezimet e formuara si relieve te buta, ngjyrimi i se gjelbres, vishnjes apo grise dhe te zezes klasike, te terheqin menjehere, qe ne veshtrimin e pare, po ashtu sic “prekin” syrin e mprehte te specialisteve te stilimit.
Relievet, karakteristike, te emertuar sot, si 3D, zene nje mase te konsiderueshme te materialeve, te tregtuara nga DIMAL. Ato te ngjallin kenaqesine e vecante, qe te jep prezenca e nje veshje te “rende”, te stolisur me lule dhe forma interesante, me perthyerje here te buta e here kapricoze, te theksuara dhe shprehese ne stilin e bukurine e tyre. Ne shume raste, dora mjeshterore ka qendisur mbi to me fije te arta apo te argjendta, ka nderthurur motive rrezellitese me gure te stilit swarowski, ka futur ne to driten dhe shkelqimin vezullues festiv. Sa shume relieve, ngjyra, motive, temina, gure te vegjel, te medhenj, te kuruar me shije te holle, zbukurojne tekstilin e mermerte, duke e bere ate te “qeshe” si ne nje feste te bukur. Nje tjeter vecanti ne DIMAL perbejne stofrat e thurur me fije te plota, te bute apo te ashper, te rende apo te lehte, por gjithnje me nje endje profesionale te cilesise me te mire. Nderthurja e fijeve te leshta me ato te Kashmirit te zgjedhur, te transmeton drejtperdrejt nje ndjenje te ngrohte, te embel, te qete, te perzier me nje lloj kenaqesie te tille, qe te mbeshtjell ne butesine e saj. Sa me shume te vezhgosh ne DIMAL, aq me mire do te ndihesh ne larmine dhe harmonine e tekstileve te zgjedhur, madje te tekstileve te prodhuara nga firmat me te njohura ne tregun e sotem, gje qe e ka bere mjaft te kerkuar dhe te pelqyer cilesine qe ofron tashme DIMAL.
Por e verteta eshte se, nuk mund te largohesh lehte nga DIMAL pa shijuar ate bukuri, finese, rrumbullakesi apo perthyeshmeri te gjerdaneve me perla, te vatheve e byzylykeve, te spilave elegante, ku perlat jane prezente me kombinimet e tyre te mahnitshme. Perlat e zgjedhura kane zene vend qe ne hapat e pare, te fillimit te aktivitetit te DIMAL. Me perberjen e tyre prej sedefi, (ku substancat organike dhe ato inorganike perzihen ne zemer te nenes “perle”), me kompleksitetin embrional qe misheron pastertine, ato shperfaqin cilesite me te mira te perlave te kultivuara te ujerave te embla, te certifikuara nga instancat pergjegjese te kualifikuara ne kete drejtim. Jo vetem ne veshtrim, por edhe ne prekjen e drejtperdrejte, guret e dashur te perlave, te tregojne identitetin e tyre. Nje identitet te tille, te punes se perbashket te njeriut dhe natyres, nje harmoni te tille te lidhjes se dores njerezore me guasken e detit, cdo klient do ta perjetoje me nje kenaqesi te vecante ne DIMAL, pervec atij informacioni profesional, qe do te marre, permes certifikatave perkatese per cdo lloj perle. Ndonese percaktimi i cilesise se perlave ka “sekretet” e veta dhe perfaqesohet nga elemente speciale, qe konturojne formen, perthyerjen, rrumbullakesine e persosur apo shtypjen e lehte, zgjatimin orizor apo ?rregullsine, ngjyren apo llustrimin, ato mbeten gjithnje te tilla, perla te dashura, me nje menyre te vecante shprehese, qe te terheq prane nje stili te thjeshte, te shkrire ne elegancen e aksesoreve zbukurues. Te tilla perla do te mund te prekni ne DIMAL, pa u sforcuar apo ngushtuar, por duke perjetuar vetem kenaqesi prej tyre.
Te tilla kenaqesi do tju sjellin, me siguri, edhe elementet kristalore me gure te tipit swarowski, te formesuar dhe kombinuar ne trajta nga me te ndryshmet, si varese apo gjerdane te plote, si byzylyke apo vathe farfurites, ne trajte karficash, spilash apo kopsash rrezellitese, me ngjyrime dhe shkelqim te harmonizuar ne cdo element perberes.